PRESIDENTI UKRAINAS VOLODIMIR ZELENSKI I KËRKOI SHBA-ës QË TË FORCOJNË SANKSIONET KUNDËR MOSKËS; RUSËT PO SHKELIN MARRËVESHJET E BËRA ME AMERIKËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 1
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të forcojnë sanksionet kundër Rusisë, duke thënë se Moska ka shkelur marrëveshjet e arritura në bisedimet e veçanta me zyrtarët e Uashingtonit në Arabinë Saudite për të ndaluar sulmet në objektet energjetike dhe në det.
“Mendoj se kemi arritur në pikën e rritjes së ndikimit të sanksioneve, sepse besoj se rusët po shkelin atë që i premtuan Amerikës. Të paktën kështu na ka thënë publikisht Amerika”, tha presidenti Zelenski, në një konferencë për shtyp në Kiev.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments