PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: DO TË BËJMË ÇDO PËRPJEKJE PËR TË LIRUAR PENGJET NGA GAZA | KREU TAKIM ME RUSO-IZRAELITIN ALEKSADËR TRUFANOV + NËNËN + TË FEJUARËN E TIJ TË CILËT ISHIN ROBËR NË GAZË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Rusia do të bëjë çdo përpjekje për të sjellë pengjet e mbetura në Gaza”, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”.
Udhëheqësi i Kremlinit tha më pas se lirimi i pengjeve nga Gaza, përfshirë “Trufanovët, u bë i mundur falë marrëdhënieve të gjata të Rusisë me Palestinën”.
“Sot - shkruan agjencia e lajmeve ‘Ria Novosti’ - presidenti Putin u takua me ruso-izraelitin Aleksadër (Alexander) Trufanov, nënën dhe të fejuarën e tij, të cilët, u liruan nga robëria në Gaza më 15 shkurt 2025”.
“Shpresoj që të gjithë njerëzit që janë në situatën që keni vuajtur do të jenë gjithashtu të lirë", tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント