PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: JAM I ZHGËNJYER NGA REAGIMI I DOBËT I AMBASADËS AMERIKANE NDAJ SULMIT TË DJESHËM RUS NË KRIVI (KRYVYI) RIH; NJË VEND KAQ I MADH KA FRIKË TA QUAJË RUSE RAKETËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 5
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Ndërsa disa vende dënuan sulmin e djeshëm rus në Krivi (Kryvyi) Rih dhe treguan solidaritet, për fat të keq përgjigja e ambasadës së ShBA-ës është çuditërisht zhgënjyese: një vend kaq i fortë, një popull kaq i fortë, por një reagim kaq i dobët.
Ata kanë frikë të thonë edhe fjalën “ruse” kur flasin për raketën që vrau fëmijë.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e shkruan këtë në rrjetin social virtual Iks (X) pas postimit po në IKs (X) nga ambasadorja e ShBA-ës në Kiev, Brixhet (Bridget) Brink, e cila, tha se ishte e tmerruar që një raketë balistike goditi pranë një sheshi lojrash dhe restoranti në Krivi (Kryvyi) Rih këtë mbrëmje, pa përmendur megjithatë Rusinë.
“Po lufta duhet të përfundojë - shtoi presidenti Zelenski. Por për t'i dhënë fund asaj nuk duhet të kemi frikë t'i thërrasim gjërat me emrin e tyre.
Nuk duhet të kemi frikë të bëjmë presion mbi ata që vazhdojnë luftën dhe të injorojmë të gjitha propozimet në botë për t'i dhënë fund.
Ne duhet të bëjmë presion mbi Rusinë, e cila ka zgjedhur të vrasë fëmijë në vend që të zgjedhë një armëpushim duhet të ketë sanksione shtesë.
Ne llogarisim në marrëveshjet tona me presidentin amerikan Tramp (Trump), i cili premtoi se do të ndihmojë në gjetjen e më shumë Patriotëve (raketave, redaksia).
Dhe ne llogarisim në fuqinë e botës për të mposhtur këtë të keqe, këtë luftë, këtë agresion rus”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments