Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski pranoi për herë të parë se Ukraina po kryen operacione për të shtyrë luftën në territorin rus.
“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Sirski (Sirsky) ka raportuar tashmë disa herë sot për frontin, veprimet tona dhe shtyrjen e luftës në territorin e agresorit”, tha presidenti Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes.
“Faleminderit çdo njësi të forcave tona mbrojtëse që e mundësuan këtë. Ukraina tregon se me të vërtetë di të rivendosë drejtësinë dhe siguron pikërisht llojin e presionit që nevojitet: presionin ndaj agresorit”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments