Kiev, Ukrainë | “Mbrëmë, terroristët rusë lëshuan mbi 110 dronë sulmues kundër popullit tonë.
Një qendër kanceri në Kherson u shkatërrua, ndërtesat e banimit në Kharkiv dhe Zaporizhzhia u goditën, raketat balistike shënjestruan Kievin më parë dhe granatimet goditën Sumi-n, Krivi-n Rih-in, si dhe rajonet Dnipropetrovsk dhe Donetsk.
Vetëm këtë javë, terroristët kanë përdorur mbi 550 bomba ajrore të drejtuara, rreth 550 dronë sulmues dhe më shumë se 20 raketa të llojeve të ndryshme.
Ky është terrori rus që ne po kundërshtojmë”, shkroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X).
“Unë u jam mirënjohës partnerëve tanë që vazhdojnë të qëndrojnë pranë Ukrainës dhe të rrisin presionin ndaj Rusisë.
Së bashku, përmes forcës sonë kolektive, ne do të sigurojmë paqe të qëndrueshme”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments