PRESIDENTI ZELENSKI: BISEDË E DOBISHME NË RIAD; PUNA VAZHDON; KAM INFORMACION NGA MINISTRI I MBROJTJES RUSTEM UMEROV PËR PËRPARIMIN E NEGOCIATAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 23
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Sot është takimi i dytë i ekipeve ukrainase dhe amerikane në Arabinë Saudite, këtë herë në një nivel më teknik: ushtarakët tanë, diplomatët tanë, përfaqësuesit tanë nga ministria e Energjisë.
Sapo fola me (ministrin e Mbrojtjes) Rustem Umerov: ai më tregoi për takimin dhe ecurinë e negociatave.
Ekipi ynë punon absolutisht në mënyrë konstruktive, biseda është mjaft e dobishme.
Puna e delegacioneve vazhdon”, tha Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments