top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI ZELENSKI: PUTINI PO PËRGATIT OFENSIVË NË 3 RAJONE; NË KHARKIV; NË SUMI (SUMY); NË ZAPORIZHZHIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 27
  • 2 min read

Kiev, Ukrainë | Të dhënat e inteligjencës ukrainase tregojnë se Rusia po përgatitet për sulme të reja në rajonet e Sumit (Sumy), Kharkiv-it dhe Zaporizhia-s. 👇

 

Këtë e tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski gjatë takimit të udhëheqësve evropianë në Paris”, raporton enti mediatik “Ukrainska Pravda”.

 

Sipas inteligjencës sonë, Rusia po përgatitet për ofensiva të reja në rajonet e Sumit (Sumy), Kharkiv-it dhe Zaporizhia-s.


Ata po zvarritin negociatat dhe po përpiqen të tërheqin Shtetet e Bashkuara në diskutime të pafundme të pakuptimta për kushte të rreme, në mënyrë që të blejnë kohë dhe më pas të përpiqen të kapin edhe më shumë territor”, tha presidenti Zelenski.

 

Presidenti Zelenski tha se presidenti Putin nuk do paqe dhe do të ndajë Evropën dhe Amerikën.

 

Presidenti Zelenski tha se roli i Shteteve të Bashkuara është pa dyshim shumë i rëndësishëm.

 

Është e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë: sot Rusia nuk dëshiron paqe të vërtetë dhe po e zgjat luftën.


Rezultatet e takimit të sotëm të udhëheqësve japin një konfirmim të rëndësishëm se sanksionet kundër Rusisë për luftën nuk duhet të hiqen për sa kohë që agresioni vazhdon.


Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për garancitë e sigurisë për Ukrainën”, tha presidenti Zelenski në platformën “Telegram”, duke shtuar se lehtësimi i sanksioneve do të ishte i rrezikshëm.

 

Faleminderit Francës dhe Britanisë së Madhe për udhëheqjen e tyre në Koalicionin e të Vullnetshmëve dhe të aftëve, në koalicionin e forcës për paqe.


Uniteti dhe puna jonë e përbashkët në Evropë, me Amerikën dhe me partnerë të tjerë mund ta detyrojnë Rusinë të bëjë paqe”, shtoi ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page