PRESIDENTI ZELENSKI REAGOI PËR SULMIN ME RAKETA BALISTIKE TË KRYER NDAJ CIVILËVE NË SUMI (SUMY) | KËRKOI QË EVROPA DHE AMERIKA TË VEPROJNË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 13
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Një sulm i tmerrshëm me raketa balistike ruse në Sumi (Sumy). Raketat e armikut godasin një rrugë të zakonshme të qytetit, jetën e përditshme: shtëpi, institucione arsimore, makina në rrugë...
Dhe kjo po ndodh në një ditë kur njerëzit shkojnë në kishë: të Dielën e Palmave, festën e hyrjes së Zotit në Jerusalem, …”, shkroi presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual “Telegram”.
“Nevojitet një përgjigje e fortë globale. Shtetet e Bashkuara, Evropa, të gjithë në botë që duan t'i japin fund kësaj lufte dhe këtyre vrasjeve.
Rusia dëshiron pikërisht këtë lloj terrori dhe po e zgjat këtë luftë. Pa presion mbi agresorin, paqja është e pamundur.
Bisedimet nuk kanë ndalur kurrë balistikat dhe bombat ajrore”, tha presidenti Zelenski.
“Ne kemi nevojë për një qëndrim ndaj Rusisë, … . Faleminderit të gjithëve që janë me Ukrainën dhe na ndihmojnë të mbrojmë jetën”, tha ai.
Presidenti Zelenski më pas ofroi ngushëllimet e tij për familjet dhe miqtë e viktimave, duke shtuar se një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments