top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP): 2 PRILLI ËSHTË “DITA E ÇLIRIMIT” | ADMINISTRATA TRAMP PO MBAN NË KONSIDERATË VENDOSJE TARIFASH MBARËBOTËRORE (UNIVERSALE) PREJ 20% ME ÇDO VEND ME TË CILIN BËHET TREGTI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 2
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Administrata Tramp (Trump) po punon për të përcaktuar se çfarë lloj tarifash do të vendosë më 2 prill 2025, të cilën presidenti e ka quajtur “Dita e Çlirimit”.

 

Sipas gazetës amerikane Wall Street Journal, debati në Shtëpinë e Bardhë është nëse do të vendosen tarifa të personalizuara për partnerët tregtarë të ShBA-ës apo do të zgjedhin tarifat universale prej 20% që do të godasin të gjitha vendet që bëjnë tregti me ShBA-ës.

 

Presidenti thuhet se është pro tarifave reciproke dhe u ka kërkuar ndihmësve të tij një numër të qartë për secilin vend, por deri më tani asgjë nuk është vendosur.

 

Presidenti Tramp (Trump) ka treguar se ai dëshiron një politikë të thjeshtë tregtare.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page