PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN) DËNOI SULMIN RUS MBI POPULLSINË CIVILE NË SUMI (SUMY) | TEKSTI I PLOTË I DEKLARATËS SË SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 13
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | “Këtë mëngjes, mizoria ruse goditi përsëri, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë në qytetin e Sumit (Sumy).
Një sulm barbar, i bërë edhe më i poshtër nga fakti se njerëzit ishin mbledhur paqësisht për të festuar të Dielën e Palmave.
Nevojiten urgjentisht masa të forta për të zbatuar një armëpushim”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në mediat sociale virtuale.
“Ky përshkallëzim i fundit është një kujtesë e trishtuar: Rusia ishte dhe është akoma agresori, në shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar.
Evropa do të vazhdojë të kontaktojë partnerët e saj dhe të mbajë presion të fortë mbi Rusinë derisa gjakderdhja të ndalet dhe të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme, sipas kushteve të Ukrainës.
Viktimat e sulmit të sotëm, familjet e tyre dhe të gjithë ukrainasit janë në zemrat tona. Sot dhe çdo ditë. Evropa qëndron pranë Ukrainës dhe presidentit Zelenski”, shkroi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires