
Bruksel, Belgjikë | “Deri në vitin 2030, Evropa duhet të ketë një qëndrim të fortë mbrojtës.
Gatishmëria 2030 do të thotë të riarmatosësh dhe të zhvillosh aftësitë për të pasur parandalim të besueshëm”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), në Kopenhagë, duke parashikuar një nga shtyllat e Librit të Bardhë për Mbrojtjen.
Presidentja Von der Leyen theksoi nevojën për të investuar në transportin ushtarak, municionet, dronët, mbrojtjen ajrore dhe raketat.
Shkalla, kostoja dhe kompleksiteti i projekteve janë shumë përtej aftësive të çdo vendi të vetëm.
Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për të zhvilluar projekte në shkallë të gjerë dhe për të rritur prokurimet e përbashkëta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments