PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEYEN VIZITOI SOT REPUBLIKËN E SHQIPËRISË | AJO U PRIT ME CEREMONIAL SHTETËROR NGA KRYEMINISTRI EDI RAMA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 23, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vizitoi sot Republikën e Shqipërisë.
Ajo u prit me ceremonial shtetëror nga kryeministri Edi Rama.
Pas ekzekutimit të himnit të Bashkimit Evropian dhe himnit të Republikës së Shqipërisë dhe njëkohësisht pas prezantimit të dy delegacioneve, kryeministri Rama dhe presidentja Von der Leyen iu drejtuan ambienteve të brendshme të Kryeministrisë.
Presidentja Von der Leyen zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.
Pas takimit, kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, morën pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së kampusit të Kolegjit të Evropës.
Ky është i pari kampus që hap dyert jashtë një vendi të Bashkimit Evropian.
Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik me standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe më gjerë, dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios