Bruksel, Belgjikë | Presidentja e Komisionit të Bashkimit Europian Ursula von der Leyen ka pasur një telefonatë me kryeministren italiane, Xhorxha (Giorgia) Meloni përpara vizitës së saj në Mar-a-Lago në Shtetet e Bashkuara, përpara takimit të saj me presidentin e zgjedhur Danlld Tramp (Donald Trump).
Kështu deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, gjatë konferencës për shtyp.
“Ursula von der Leyen pati një telefonatë pikërisht për të përgatitur këtë vizitë, e cila, është një demonstrim i qartë se presidentja nuk është fizikisht këtu në Bruksel, ajo duhet të trajtohet për pneumoni, por aktiviteti po vazhdon dhe ajo është në kontakt të përditshëm me të gjithë ne që gjërat të vazhdojnë”, përfundoi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit