PRESIDENTJA E KOMISIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN) THA NË NJË KONFERENCË PËR SHTYP PAS SAMITIT BASHKIMI EVROPIAN-AZIA QENDRORE: BESIMI I NDËRSJELLË MË I RËNDËSISHËM SE KURRË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 4
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | “Ne kemi filluar një partneritet të ri strategjik. Kjo do të thotë se ne mund të mbështetemi tek njëri-tjetri.
Besimi ndaj njëri-tjetrit është më i rëndësishëm sot se kurrë. Kur partnerët tanë rriten dhe përparojnë, edhe BE-ja rritet.
Kështu duhet të jetë një partneritet, ky është vizioni ynë”, tha presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian Ursula von der Leien (Leyen), në një konferencë për shtyp pas samitit Bashkimi Evropian-Azia Qendrore.
Presidentja Von der Leien (Leyen) renditi 4 prioritete në partneritetin me Azinë Qendrore: transporti, klima dhe qëndrueshmëria ndaj ujit, materiale dixhitale, kritike.
Partneriteti përfshin investime prej 12 miliardë eurosh nga Bashkimit Evropian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments