top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PRESIDENTJA E MEKSIKËS KLAUDIA SHEINBAUM I’U PËRGJIGJ PRESIDENTIT TË ZGJEDHUR TRAMP: NE MUND T'A QUAJMË AMERIKËN “AMERIKË MEKSIKANE” MBËSHTETUR MBI TREGUESIT E NJË HARTE TË VITIT 1607.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës | Duke marrë emërtimin e propozuar në shekullin e 17-të, Amerika e Veriut mund të quhet Amerika Meksikane.

 

Këtë e tha presidentja e Meksikës, Klaudia (Claudia) Sheinbaum, duke iu përgjigjur premtimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Danlld Tramp (Donald Trump), se do të dëshironte t'i jepte Gjirit të Meksikës - sapo ai mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë - emrin e Gjirit të Amerikës.

 

Pse nuk i quajmë (Shtetet e Bashkuara) Amerikë Meksikane? Tingëllon bukur, apo jo?”, tha presidentja Sheinbaum, duke treguar një hartë të hartuar në vitin 1607 nga Kompania e Indisë Lindore të Amsterdamit.

 

Një glob në të cilin shfaqet termi “Amerika Meksikane” e njëjta që do të miratohej në kushtetutën e parë të Meksikës (Kushtetuta e Apatzingán, 1814).

 

Presidentja Sheinbaum kujtoi gjithashtu se termi Gjiri i Meksikës është regjistruar në organet ndërkombëtare, para së gjithash nga Kombet e Bashkuara, dhe konsiderohet një referencë leksikore për lundruesit që nga shekulli i 17-të, para se të lindnin SHBA-të.

 

Presidentja Sheinbaum iu përgjigj gjithashtu fjalëve me të cilat presidenti i zgjedhur Tramp e përcaktoi Meksikën si në thelb në duart e karteleve të trafikut të drogës.

 

Unë besoj, me gjithë respektin e duhur, se presidenti Trump ishte keqinformuar. Besoj se ata i thanë atij se në Meksikë qeveriste (ish-presidenti Felipe Calderon) dhe (Genaro) Garcia Luna”, një zyrtar që për më shumë se dhjetë vjet qeverisi fatin e sigurisë së Meksikës, por që u shpall fajtor për bashkëpunim me kartelet, dhe u dënua deri në 38 vjet burg.

 

Presidentja siguroi gjithashtu se marrëdhëniet me administratën e ardhshme amerikane do të jenë të mira.

 

Unë vazhdoj të mendoj se do të kemi një marrëdhënie të mirë me Presidentin Trump”, tha presidenti Sheinbaum gjatë konferencës së tij tradicionale të përditshme për shtyp.

 

Në çfarë mbështetem? Për faktin se kishte një marrëdhënie të mirë me (ish-presidentin, Andrés Manuel) Lopez Obrador. Le të presim. Ne do të kemi një marrëdhënie të mirë me Trampin”, tha ajo.

 

Më parë ishte ministri i Ekonomisë i Meksikës, Marselo (Marcelo) Ebrard, i cili, foli për temën e toponimit të ngritur nga Tramp.

 

Tridhjetë vjet nga tani Gjiri i Meksikës do të vazhdojë të quhet Gjiri i Meksikës”, tha ministri.

 

Megjithatë, Meksika nuk ka ndërmend të përfshijë veten në këtë debat: ajo që ne do të bëjmë është të mbrojmë marrëdhëniet ekzistuese midis dy vendeve”, tha ministri Ebrard gjatë një ngjarjeje me sipërmarrës privatë.

 

Ne do ta ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës. Një emër shumë i bukur dhe shumë i përshtatshëm”, tha z. Tramp në një konferencë për shtyp në fillim të kësaj jave në Florida.

 

Për Ministrin e Ekonomisë është e rëndësishme të ketë gjakftohtësi dhe mençuri meksikane.

 

Ne nuk mund t'i përgjigjemi çdo deklarate, çdo ditë”, tha ai.

 

Si Ministër i Jashtëm i qeverisë së kryesuar nga Andrés Manuel Lopez Obrador, ministri Ebrard ishte ndër protagonistët e negociatave për mbylljen e traktatit tregtar të vendeve të Amerikës së Veriut (Marrëveshja Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada, Usmca), një skenar që e bëri atë të konkurronte për një kohë të gjatë me administratën Tramp atëherë në mandatin e saj të parë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page