top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS VJOSA OSMANI DEKLAROI GJATË MBLEDHJES SË DY KUVENDEVE SHTETËRORE SE NJË SHQIPËRI MË E FORTË DO TË THOTË NJË KOSOVË EDHE MË E FORTË.

Prishtinë, Kosovë | Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi gjatë mbledhjes së dy kuvendeve shtetërore se një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë edhe më e fortë.

 

Për Kosovën dhe Shqipërinë kjo nuk është thjesht një zgjedhje por një domosdoshmëri. Një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë edhe më e fortë. Një Kosovë më e suksesshme e ngre edhe më lart Shqipërinë.


Historia nuk do të na gjykojë me dashamirësi nëse nuk arrijmë ta shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar unitetin dhe harmoninë e domosdoshme.


Prosperiteti i Kosovës dhe i Shqipërisë është detyrë që na përket të gjithëve. Secili prej nesh duhet të luajë rolin e vet në avancimin e vizionit të  shteteve dhe qytetarëve tanë brenda familjes së kombeve europiane.


Lidhja e thellë mes Kosovës dhe Shqipërisë është e rrënjosur në histori, në sakrifica të panumërta dhe në një vizion të përbashkët për të ardhmen.


Kjo lidhje nuk është thjesht simbolike, është një themel i pathyeshëm mbi të cilin duhet të ndërtojmë bashkëpunim më të madh dhe koordinim më të shpeshtë.


Të dy parlamentet tona kanë një rol vendimtar në forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe në avancimin e interesave të qytetarëve tanë”, tha presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page