top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS VJOSA OSMANI PËRKUJTOI PËRVJETORIN E 26-të TË FILLIMIT TË BOMBARDIMEVE TË NATO-s NDAJ USHTRISË SË KASAPIT TË BALLKANIT SLLOBODAN MILLOSHEVIÇ | MIRËNJOHJE DËSHMORËVE

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani përkujtoi përvjetorin e 26-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj ushtrisë së kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç, e cila, kreu krime të tmerrshme në Kosovë në funskion të idesë serbomadhe për spastrim kombëtar (etnik) të popullsisë shqiptare vendalie.

 

Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës.


Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë!


26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur.


Lavdi të gjithë të rënëve për liri!


Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran!”, shkroi presidentja Osmani në rrjetet sociale virtuale.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page