PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS VJOSA OSMANI VIZITOI ME RASTIN E FESTËS SË PASHKËVE NËNË STANË GASHIN NË FSHATIN PESHTER.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani e shoqëruar me familjen e saj vizitoi me rastin e festës së Pashkëve Nënë Stanë Gashin dhe familjen e saj në fshatin Peshter.
Para do muajsh presidentja Osmani e dekori Nënë Stanën me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, me motivacionin se ajo dëshmoi në kohët më të rënda se ishte simbol i qëndresës, humanizmit dhe dashurisë për atdheun.
“Gjatë luftës, ajo dhe familja e saj hapën zemrën e shtëpinë për qindra luftëtarë të lirisë, derisa edhe tre djem dhe vajza e Nënës Stanë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përulje e thellë dhe nderim për këtë familje madhështore, e cila mishëron krenarinë e malësisë dhe zemrën e pashoqe të Nënës Stanë, nënës së luftës për njerëzoren, lirinë dhe paqen”, shkroi presidentja Osmani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comentarios