top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PRESIDENTJA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË MEKSIKËS KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: SHKRIMI I BOTUAR NGA GAZETA NEW YORK TIMES MBI LABORATORIN E PRODHIMIT TË FENTANILIT NË KULIAKAN NUK ËSHTË I BESUESHËM.

Uashington, Amerikë | Sapo kishim hyrë në laboratorin e fentanilit kur kuzhinieri derdhi një pluhur të bardhë në një tenxhere plot me lëng”.

 

Kështu fillon tregimi “Brenda një Laboratori Fentanili të Kartelit Sinaloa në Meksikë”, botuar më 29 dhjetor 2024, nga gazeta amerikane “New York Times”.

 

Shkruar nga znj. Natalie Kitroeff dhe znj. Paulina Villegas, me fotografi dhe video nga znj. Meredith Kohut, teksti përshkruan një proces rudimentar të prodhimit të fentanilit në një laborator sekret në Kuliakan (Culiacán), në shtetin meksikan të Sinaloa-s, i drejtuar nga një prej grupeve kriminale më të fuqishme në botë.

 

Raporti pretendon se aksesi i gazetarëve u organizua përmes kontaktit indirekt me një trafikant droge që bënte biznes me operatorët.

 

Kontakti i bindi burrat se ne nuk do të zbulonim identitetin e tyre ose vendndodhjen e objektit”.

 

Një ditë pas botimit të artikullit, gjatë konferencës së saj në mëngjes, presidentja e Meksikës, Klaudia (Claudia) Sheinbaum, tha se informacioni i paraqitur nuk ishte i besueshëm.

 

Dje zyrtarë të tjerë publikë meksikanë dhanë më shumë detaje, duke deklaruar se nuk është e mundur të prodhohet fentanil siç tregohet në shkrim, duke argumentuar se për të kryer procesin nevojitet një laborator me pajisje të sofistikuara ku mund të kontrollohen kushtet e ekspozimit të operatorëve dhe jo një kuzhinë shtëpiake siç tregohet nga shkrimi i gazetës amerikane “New York Times”.

 

Pas këtyre deklaratave, gazeta amerikane botoi deklarata në Twitter në të cilat mbështet bashkëpunëtorët e saj: “The New York Times - lexojmë në tekst - ka besim absolut në raportet tona për prodhimin dhe testimin e fentanilit në Meksikë. Gazetarët tanë kaluan muaj të tërë duke hetuar industrinë e fentanilit, duke cituar zyrtarisht zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm meksikanë për këto çështje dhe duke dokumentuar funksionimin e një laboratori në Sinaloa. Ne e mbështesim plotësisht shërbimin”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Komentar

Dinilai 0 dari 5 bintang.
Belum ada penilaian

Tambahkan penilaian
bottom of page