top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PREZANTOHET VERSIONI I RI APLIKACIONIT TË RRJETIT SHOQËROR VIRTUAL “THREADS”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 26, 2023
  • 1 min read

Kaliforni, Amerikë | Kompania Meta ka prezantuar një version në internet të aplikacionit të saj Threads, në një përpjekje për të konkurruar me X, dikur Tuitër (Twitter). Z. Mark Zakërberg (Mark Zuckerberg), CEO i Metës, postoi një imazh të aplikacionit të tij të ri, dhe njoftoi lëshimin e versionit desktop. Versioni në ueb i lejon përdoruesit të postojnë tema, të ndërveprojnë dhe të kenë akses në burimet e tyre. Pavarësisht se u quajt një “vrasës i mundshëm i Twitter/X”, Threads u përball me rënie të popullaritetit. Ndërsa fillimisht tërhoqi mbi 100 milionë përdorues, përdoruesit aktivë ranë në 12 milionë deri më 22 korrik. Rivaliteti midis z. Zakërberg (Zuckerberg) dhe z. Mask (Musk) u intensifikua, pasi të dy u përplasën për Threads, duke kulmuar me z. Mask që kërcënoi me veprime ligjore kundër kompanisë Meta. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page