Selanik, Greqi | Prindërit e topakëmbasit Alban Bushi, të quajtur Ali Bushi dhe Bukurije Bushi vdiqën në një aksident automobilistik, që ngjau në aksin rrugor “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, në Greqi.
Z. Ali Bushi ishte në moshën 75-vjeçare, ndërsa znj. Bukurije Bushi ishte në moshën 71-vjeçare.
Në aksidentin me pasojë vdekjen janë përfshirë fugoni me targa PMX 8942, që drejtohej nga qytetari grek Marios Simitliotis dhe automjeti me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohet nga Ali Bushi.
Qytetari grek ka mbetur i plagosur dhe është arrestuar nga policia greke.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments