top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRINTIMI 3D: U BASHKUAN PËR HERË TË PARË DY METALE | QËLLIMI I RI LIDHET ME MUNDËSINË PËR KRIJIMIN E OBJEKTEVE TË PAMUNDURA MË PARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 7
  • 2 min read
Gyroid 3D i printuar duke përdorur 2 metale (Burimi: SHAPE Lab, CIMP-3D dhe Penn State Center for Quantitative Imaging).
Gyroid 3D i printuar duke përdorur 2 metale (Burimi: SHAPE Lab, CIMP-3D dhe Penn State Center for Quantitative Imaging).

Pensilvani, Amerikë | Shkrirja e dy metaleve të ndryshme me printimin 3D dhe krijimi i objekteve më parë të pamundur.

 

Ky është qëllimi i arritur nga kërkimi i udhëhequr nga z. Xheklin Grifs (Jacklyn Griffis), nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, dhe i botuar në revistën Advanced Manufacturing.

 

Teknologjia e re hap aplikacione të reja të rëndësishme të printimit 3D për të prodhuar objekte gjithnjë e më komplekse.

 

Vitet e fundit, printimi 3D ka hapur mundësi krejtësisht të reja për prodhimin e objekteve që është e pamundur të prodhohen me teknika tradicionale dhe ka gjetur aplikime në shumë fusha, por ka ende disa kufizime.

 

Ndër këto është pamundësia e printimit duke përdorur shumë metale në të njëjtën kohë, por ajo është kapërcyer nga kërkimet amerikane falë përmirësimit të një prej teknikave më të zakonshme në printimin 3D të metaleve.

 

Ky është i ashtuquajturi depozitim selektiv i pluhurave, në të cilin, objekti prodhohet duke depozituar shtresa të holla pluhurash metalike, të cilat, shkrihen së bashku me nxehtësinë e një rrezeje lazer; shtresa pas shtrese objekti merr formë kështu.

 

Për të demonstruar aftësinë e tij, studiuesit shtypën një strukturë të përbërë nga një përzierje e çelikut inox me pak karbon dhe bronzit, me 90% bakër dhe 10% kallaj.

 

Objekti i printuar në teste është një gjiroid, një formë gjeometrike shumë e veçantë që i ngjan shumë gjeometrisë së lakuar të gjetheve të specit dhe deri tani pothuajse e pamundur për t'u riprodhuar, e cila, mund të gjejë aplikime për shembull në fushën mjekësore, për të bërë proteza kockore ose në aeronautikë, për të bërë materiale shumë rezistente, por, në të njëjtën kohë, shumë të lehta.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page