PRISHTINË: U ARRESTUA ARIAN RAMA | GJATË PUNIMEVE TË NDËRTIMIT QË SOLLËN SHEMBJE DHEU MBETI I VDEKUR FATLUM HARADINI DHE I PLAGOSUR MUFAIL KAMERI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 6
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Arian Rama.
Ai akuzohet për veprën penale të parashikuar si: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Ai u arrestua për shkak se gjatë punimeve të ndërtimit që po zhvilloheshin më datë 5 prill të vitit 2025, rreth orës 12:30, në rrugën “Gjilani”, mbrapa “Albi Mall” në lagjen Veternik të Prishtinës, ku mbeti i vdekur për shkak të mungesës së masave mbrojtëse e pajisjeve të sigurisë, duke çuar në shembjen e dhut dhe duke zënë dy punëtorë, njëri prej të cilëve, z. Fatlum Haradini mbeti i vdekur.
Punëtori tjetër, Mufail Kameri u dërgua për trajtim në QKUK.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentarios