PRISHTINË: U ARRESTUA LIRIM RRAHMANI | AKUZOHET SE SË BASHKU ME DISA TË TJERË SULMOI NJË SUBJEKT ME ARMË TË FTOHTË (THIKË) | VIKTIMA PËRFUNDOI NË SPITAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 28
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Lirim Rrahmani.
Ai konsiderohet si një ndër ata që morën pjesë në sulmin me thikë që ndodhi para disa ditësh në rrugën “Rrahman Murati”, në Prishtinë.
Akti kriminal ngjau më 23 mars të vitit 2025.
Viktima u godit me thikë në gjoks.
U dërgua në QKUK për trajtim mjekësor.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments