PRISHTINË: U ARRESTUAN KLODIAN QOKLI DHE SHKËLQIM XHIJA (TË DY NGA CËRRIKU) | AKUZOHEN PËR ÇËSHTJE DROGE (1 MIJË KG HASHASH NË PEJË).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 6
- 2 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Shkëlqim Xhija.
2- Z. Klodian Qokli (i cili, po tentonte të hynte në territorin e Republikës së Kosovës përmes kufirit me Republikën e Shqipërisë).
Prokurori i Krimeve të Rënda, Ersan Qavolli, pritet të paraqesë kërkesë proceduriale penale pë t’i vendosur në masën e sigurimit vetjak “arrest në burg”, me arsyetimin janë përmbushur kushtet ligjore për të caktuar paraburgimin, duke u bazuar në rrezikun e arratisjes, rrezikun e ndikimit mbi dëshmitarët dhe asgjësimin e provave, si dhe rrezikun për përsëritje të veprës penale.
Të arrestuarit ishin shpallur në kërkim policor pas shkatërrimit të një plantacioni hashashi (kanabisi) në Pejë vitin e kaluar, vlera e të cilit kapte shifrën e 5 milionë eurove, konkretisht për për veprat penale të parashikuara si:
1- “Kultivim i bimës së hashashit”.
2- “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.
Në muajin nëntor të vitit 2024, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, autoritetet kanë shkatërruar plantacionin e kanabisit dhe kanë lëshuar urdhër-arreste për nëntë (9) veta. Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 1 mijë kg hashash.
Sipas hetimeve paraprake grupi i strukturuar kriminal kishte mbjellë rreth 2850 bimë hashashi (kanabis sativa) në disa parcela.
I vetmi që u arrestua nga grupi ishte z. Aleks Gërbi.
Në lidhje me çështjen në fjalë, urdhër të Prokurorit Ersan Qavolli, në territorin e në Republikës së Shqipërisë u arrestua Erion Etemaj, për të cilin, kërkohet ekstradimi i tij në Republikën e Kosovës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Në lidhje me shpalljen e tyre në kërkim policor Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme.
Prishtinë, Republika e Kosovës | Autoritetet e hetimit penal shpallën në kërkim policor:
1- Z. Klodian Qokli, i lindur më 02.05.1989 në Elbasan, me vendbanim në rrugën “Naim Frashëri”, Cërrik.
2- Z. Shkëlqim Xhija, i lindur më 16.05.1987 në Elbasan, me vendbanim në Cërrik-Elbasan.
Ata akuzohen për veprat penale të parashkuara si:
1- “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
2- “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Policia e Republikës së Kosovës u bën thirrje qytetarëve në mbarë trojet shqiptare që të ndihmojnë me informacione për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments