PRISHTINË: U GJET I VDEKUR PUNONJËSI I POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ALBAN TOLAJ: PO HETOHET NËSE ËSHTË VRASJE APO VETËVRASJE | AI ËSHTË BABAI I ARTISTES ELSA TOLAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 4
- 1 min read

Rruga “Ahmet Korenica”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Z. Alban Tolaj, punonjës i Policisë së Republikës së Kosovës u gjet i vdekur.
Autoritetet vendore të hetimit penal janë duke hetuar për të zbuluar nëse ishte vrasje apo vetëvrasje.
Njoftim | Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.
Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike.
Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë, tha zëdhënësi i PK-së në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments