PRISHTINË: U PROCEDUA PENALISHT ÇLIRIM MAQEDONCI | AKUZOHET PËR SHKELJE PENALE TË PARASHIKUAR SI “FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE”: DREJTONTE AUTOMJETIN ME PATENTË FALSO.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 1
- 1 min read

Rruga “Fahri Fazliu” Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Z. Çlirim Maqdonci, me moshë 25 vjeç, drejtonte automjetin me lejë drejtimi të falsifikuar por edhe në mënyrë të rrezikshme për përdoruesit e rrugës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj z. Maqedonci u hap procedim penal për shkelje penale të parashikuar si: “Falsifikim i dokumenteve”.
Ai do të hetohet në gjendje të lirë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments