PRITET QË TË KETË TAKIM TË DREJTPËRDREJTË MES SHBA-ës DHE HAMASIT PËR TË DISKUTUAR ÇËSHTJEN E PENGJEVE AMERIKANE | IDAN ALEXANDER (PENGU IZRAELITO-AMERIKAN) LUTET PËR NDIHMË NË NJË VIDEO TË HAMASIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t'u takuar drejtpërdrejt me një zyrtar të lartë të Hamasit përgjegjës për situatën e pengjeve për të diskutuar lirimin e shtetasit izraelito-amerikan Idan Aleksandër (Alexander) dhe lirimin e trupave të shtetasve të tjerë amerikanë që ende mbahen në Gaza.
Këtë e raportoi uebfaqja e Emirateve “Aram News”, duke cituar burime diplomatike arabe.
Sipas raportit, i cili, nuk është konfirmuar nga burime të tjera, kërkesa amerikane i është përcjellë njërit prej ndërmjetësve javën e kaluar dhe takimi mund të zhvillohet në ditët në vijim.
Burimet thonë se nisma amerikane vjen për shkak të ngadalësisë së Izraelit në arritjen e një marrëveshjeje.
Burimet thanë për mediat emirate se nuk e dinin se çfarë mund t'i ofronin Shtetet e Bashkuara Hamasit në këmbim të lirimit të Aleksandrit dhe trupave të Judih Weinstein, bashkëshortit të saj Gadi Haggai, Omer Neutra-s dhe Itai Çenit (Itay Chen).
Të mërkurën, i dërguari i administratës Tramp (Trump) për lirimin e pengjeve, Adam Boehler, tha se ishte e mundur që bisedimet e tij të drejtpërdrejta me Hamasin të rifillonin.
Kjo është intervista e parë e z. Boehler pas disa javësh heshtjeje, pas protestave në Jerusalem për negociatat e paprecedenta dhe të drejtpërdrejta midis ShBA-ës dhe Hamasit.
Izraeli mësoi për ato bisedime vetëm pasi ato u zhvilluan, duke bërë që sekretari i Çështjeve Strategjike Ron Dermër (Dermer) të kishte një telefonatë të furishme me z. Boehler, duke e kritikuar atë për negociatat në emër të Izraelit pa e informuar Jerusalemin.
Por z. Boehler tha në intervistën e së mërkurës se oferta e bërë në fillim të muajit mars për pesë pengjet amerikane ishte e koordinuar me Izraelin.
Të dielën e kaluar, Hamasi publikoi një video të një Aleksandri të rraskapitur dhe emocional që i lutej qeverive izraelite dhe amerikane që të siguronin lirimin e tij pas më shumë se një viti e gjysmë robërie.
Të hënën, Hamasi tha se kishte humbur kontaktet me oficerët që mbanin rob Aleksandrin në Gaza pas një sulmi izraelit, pa dhënë përditësime të mëtejshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments