PRIZREN: ILIRJAN BYTYÇI (BYTYQI) U DHUNUA FIZIKISHT NË RRUGËN “GAZMEND ZAJMI” DHE U TRANSPORTUA NË SPITAL | 1 DHUNUES U ARRESTUA: 1 TJETËR PO KËRKOHET NGA AUTORITETET E HETIMIT PENAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 24
- 1 min read

Rruga “Gazmend Zajmi”, Prizren, Republika e Kosovës | Një përleshje e dhunshme mes disa vetave ngjau në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prizren.
Si pasojë një person mbeti i lënduar rëndë, konkretisht, z. Ilirjan Bytyçi (Bytyqi), me moshë 39 vjeç.
Dy të dyshuar si dhunues u larguan në drejtim të panjohur.
Policia vendore ka pranuar një informacion për konfliktin dhe shkoi menjëherë në vendngjarje.
Policia ka arritur të lokalizojë automjetin e përdorur për arratisje, ku janë gjetur njolla gjaku.
Policia ka arritur të ndalojë njërin nga të dyshuarit, ndërsa tjetri vazhdon të jetë në arrati.
Policia është në kërkim të tij.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të ndaluarit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Hetimet penale paraprake po vazhdojnë për të arrestuar të dyshuarin tjetër.
Çështja penale po hetohet për shkelje të parashikuar si “Vrasje në tentativë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments