top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRIZREN: U ARRESTUA BURIM HASANAJ; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ELVIS KASTRATI | SHERR ME ILIRJAN BYTYÇIN (BYTYQIN) I CILI MBETI I PLAGOSUR DJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 25
  • 2 min read

Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë së Republikës së Kosovës arrestuan:

1- Z. Burim Hasanj, me moshë 36 vjeç.

 

Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Elvis Kastrati, me moshë 29 vjeç.

 

Ata akuzohen se u përfshinë në një përleshje fizike që ndodhi dje në Prizren, ku mbeti i plagosur z. Ilirjan Bytyçi (Bytyqi).

 

Në lidhje me këtë ngjarje kriminale Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇

PRIZREN: ILIRJAN BYTYÇI (BYTYQI) U DHUNUA FIZIKISHT NË RRUGËN “GAZMEND ZAJMI” DHE U TRANSPORTUA NË SPITAL | 1 DHUNUES U ARRESTUA: 1 TJETËR PO KËRKOHET NGA AUTORITETET E HETIMIT PENAL.

Rruga “Gazmend Zajmi”, Prizren, Republika e Kosovës | Një përleshje e dhunshme mes disa vetave ngjau në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prizren.

 

Si pasojë një person mbeti i lënduar rëndë, konkretisht, z. Ilirjan Bytyçi (Bytyqi), me moshë 39 vjeç.

 

Dy të dyshuar si dhunues u larguan në drejtim të panjohur.

 

Policia vendore ka pranuar një informacion për konfliktin dhe shkoi menjëherë në vendngjarje.

 

Policia ka arritur të lokalizojë automjetin e përdorur për arratisje, ku janë gjetur njolla gjaku.

 

Policia ka arritur të ndalojë njërin nga të dyshuarit, ndërsa tjetri vazhdon të jetë në arrati.

 

Policia është në kërkim të tij.

 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të ndaluarit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

 

Hetimet penale paraprake po vazhdojnë për të arrestuar të dyshuarin tjetër.

 

Çështja penale po hetohet për shkelje të parashikuar si “Vrasje në tentativë”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page