PRIZREN: U ARRESTUA KRESHNIK THAÇI (THAQI) | I DËNUAR ME 2 VJET + 3 MUAJ BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 29
- 1 min read
Updated: Mar 29

Rruga “Beteja e Jeshkovës”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Kreshnik Thaçi (Thaqi), me moshë 23 vjeç.
Ndaj tij ishin lëshuar katër urdhër-arreste.
Ai ishte i dënuar me 2 vite e 3 muaj heqje lirie, por kishte shmangur ekzekutimin e dënimit penal.
Operacioni i arrestimit është realizuar në kuadër të masave të shtuara të sigurisë dhe veprimeve policore, ku janë angazhuar disa njësi elitare, përfshirë GAA-1, GAK 3.1, GAA-2, GAA-3, GAA-4, GAA-5, Njësitin DHTN dhe NJRSH Prizren.
Policia fillimisht ka siguruar perimetrin e banesës ku qëndronte i lartpërmenduri, dhe kjo sepse pasi ai njihej për refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u dorëzuar te autoritetet e zbatimit të ligjit.
Pasi është garantuar siguria, njësitet policore hynë në objekt pa përdorimin e forcës dhe e gjetën të dyshuarin duke kryer punime në dhomën e tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments