PROFESORI NË PENSION DO TË DËRGOJË ADN-në E TIJ NË HËNË ME QËLLIM QË TA GJEJNË ALIENËT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 27, 2023
- 1 min read

Teksas, Amerikë | I nxitur nga një magjepsje e përjetshme me jetën jashtëtokësore, profesori 86-vjeçar i fizikës në pension Ken Ohm, planifikon një trashëgimi të pazakontë, pas vdekjes.
Në pamundësi për të përmbushur ëndrrën e tij për t'u bërë astronaut për shkak të lartësisë së tij, Prof. Ohm ka zgjedhur një rrugë alternative: dërgimin e ADN-së së tij në Hënë, me shpresën se do të zbulohet nga qytetërimet e avancuara të alienëve.
Duke punësuar Celestis, një kompani me bazë në Teksas, e specializuar në fluturimet hapësinore përkujtimore, mbetjet biologjike të Prof. Ohmit do të hidhen në polin jugor të sipërfaqes hënore, për 12500 dollarë.
Ai parashikon që qytetërimet e ardhshme, pasi të gjejnë ADN-në e tij, mund ta klonojnë atë, për qëllime të panjohura.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments