top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROJEKTLIGJI I RI: PAGA MINIMALE DO RRITET DHE DO TË NDRYSHOJË TATIMI MBI RROGAT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 23, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Në në dy vitet ardhshme qeveria parashikon të rishikojë skemën e taksimit të pagave duke rritur pragun e pa taksueshem dhe duke rishikuar normat e progresivitetit.

 

Synohet përmirësim i progresivitetit në skemën aktuale të taksimit të të ardhurave nga punësimi, duke lehtësuar kategoritë me të ardhura të mesme dhe duke rritur pragun e aplikimit të normës marxhinale” thuhet në strategjinë fiskale afatmesme të periudhës kohore 2024-2027.

 

Qeveria e Republikës së Shqipërisë argumenton se Shqipëria arkëton në buxhetin e shtetit nga tatimet direkte mbi të ardhurat e biznesit dhe atyre individuale rreth 40-50 % më pak se vendet e Bashkimit Europian.

 

Kjo ndryshesë lidhet kryesisht me 3 faktorë:

1- Normat përgjithësisht të ulëta tatimore që zbaton Shqipëria krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.

2- Përjashtimet nga tatimi mbi të ardhurat për bizneset dhe individët.

3- Mosraportimi/nënraportimi i të ardhurave dhe fitimeve nga bizneset dhe individët.

 

Drejtimet kryesore të reformës së politikave tatimore për tatimet e entiteteve dhe personave fizikë do të synojnë zgjerimin e bazës së deklarimit të të ardhurave vetjake, duke ulur pragun e detyrimit për deklarim.

 

Për këtë qëllim do të krijohet njësia e specializuar në administratën tatimore, e dedikuar për kontrollin e individëve me të ardhura dhe pasuri shumë të larta.

 

Do të aplikohet rritje graduale e pagës minimale për efekt të kontributeve dhe pagës minimale për efekt të tatimit mbi pagën, duke synuar njehsimin e tyre në të ardhmen.

 

Në strategji parashikohet që  pagesa pa limit me para në dorë nuk do të ketë më brenda vitit 2026.

 

Qeveria e RSh ka vendosur që brenda kësaj periudhe të kufizohen pagesat me pare të thata (kesh) mes qytetarëve si dhe të ulet limiti i lejuar i pagesave me kesh në dorë për bizneset.

 

Këto masa merren për të ulur sasinë e keshit që qarkullon jashtë sistemit banker sepse krijohen kushte dhe rrethana për informalitet fiskal e pastrim parash.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page