PROKURORI AMERIKAN ÇEL HETIM NDAJ TESLA-s.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 1, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Nën udhëheqjen e z. Illën Mask (Elon Musk), kompania Tesla thuhet se është nën hetim, për keqpërdorim të supozuar të fondeve, në lidhje me një përpjekje klandestine, të quajtur “Project 42”, shpesh i referuar si “shtëpia e xhamit” e z. Mask (Musk). Zyra e Prokurorit të SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut drejton hetimin, dhe përfshin Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime (SEC). Kryesisht, shqyrton përfitimet e mundshme personale për z. Mask (Musk), shpenzimet e projektit nga Tesla, dhe qëllimin e tij. Raportet e hetimeve të brendshme nga anëtarët e bordit të Tesla-s nxitën këtë hetim, me SEC që gjithashtu filloi një kërkim civil në “Projektin 42”. Megjithatë, këto hetime paraprake nuk mund të çojnë domosdoshmërisht në akuza penale. Detajet e “Projektit 42” dolën kur punonjësit ndërtuan një strukturë xhami pranë selisë qendrore të Tesla-s, në Ostin (Austin), vitin e kaluar. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments