PROKURORI NUK KËRKOI PARABURGIM PËR LEOTRIM MUSLIUN; 48 ORË NDALIM PËR NASER RRACIN (I NJOHUR EDHE SI LUAN IBRAHIMI) | AKUZOHET SE SULMOI BIZNISMENIN YLBER BLAKAJ (I NJOHUR EDHE SI DILA).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 2 min read

Istog, Republika e Kosovës | Biznismeni nga Istogu Ylber Blakaj (i njohur edhe si Dila) u sulmua fizikisht nga dy veta, njëri prej të cilëve ishte i armatosur.
Njëri nga sulmuesit, z. Leutrim Musliu, subjekti pa armë i shfaqur në videon e botuar rezulton i dënuar për terrorizëm.
Ai ishte në mesin e nëntë të akuzuarve për planifikim të sulmeve terroriste ndaj lojtarëve të Kombëtares Izraelite të futbollit, në ndeshjen Shqipëri - Izrael e zhvilluar në nëntor të 2016.
Pavarësisht këtij fakti, dhe videos së sulmit, prokurori Ermal Demhasaj në Pejë nuk kërkoi paraburgim për të.
Në policinë vendore u dorëzua edhe i dyshuari tjetër që shihet në video i armatosur.
Ai u ndalua për 48 orë.
Dikur ai quhej Naser Rraci, por tash quhet Luan Ibrahimi (kumtohet se emrin e ka ndërruar për shkak të kaluarës kriminale).
Në lidhje me arrestimin e tyre Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇

ISTOG: JANË ARRESTUAR LEOTRIM MUSLIU DHE NASER RRACI | SULMUAN ME ARMË ZJARRI BIZNISMENIN YLBER BLAKAJ (I NJOHUR ME PRESUDONIMIN “DILA”).
Istog, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë kanë arrestuar:
1- Z. Leotrim Musliu (04.04.2025).
2- Z. Naser Rraci (07.04.2025).
Ata akuzohen se mbrëmjen e 2 prillit të vitit 2025 (rreth orës 19:00) sulmuan me armë zjarri biznismenin Ylber Blakaj (i njohur me pseudonimin Dila), në një njësi shërbimi (lokal), në Istog.
Z. Rraci akuzohet për lëndim të rëndë trupor dhe përdorim të armës.
“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 04.04.2025, ёshtё identifikuar dhe arrestuar njёri nga personat e dyshuar, ndёrsa sot me datё 07.04.2025, nё vazhdimësi tё veprimeve hetimore ёshtё arrestuar edhe i dyshuari i dytё, tek i cili ёshtё gjetur dhe sekuestruar, njё (1) armё pistoletё 7.62mm, njё (1) karikator i sё njëjtës armё dhe shtatё (7) copё fishekё 7.62mm”- thuhet në komunikatën e Policisë, të lëshuar më 07.04.2025.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments