top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA E BERATIT KËRKOI DËNIMIN PENAL ME 3 VJET BURG PËR ARMAND KUMARAKUN; DËNIMIN PENAL ME 2 VJET BURG PËR NATASHA ROMBOLLAS (NËNA E TIJ).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 12
  • 3 min read

Berat, Shqipëri | Prokuroria e Beratit kërkoi:

1- Dënimin penal me 3 vjet heqje lirie për z. Armand Kumaraku.

2- Dënimin penal 2 vjet heqje lirie për znj. Natasha Rombolla (nëna e tij).

 

Ata akuzohen për veprën penale të parashikuar si:

1- Keqtrajtimit të të miturit”.

 

Sipas akteve proceduriale penale në ngarkim të tyre, nënë e bir në mënyrë të vazhdueshme kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht një të mitur 10 vjeç, duke përdorur gjuhë banale ndaj tij si dhe duke e detyruar të përdorë të njëjtin fjalor në rrjete sociale virtuale (YouTube dhe TikTok), duke e ekspozuar publikisht në mënyrë të papërshtatshme për moshën e tij.

 

Përveç dënimit me burg, prokuroria e Beratit kërkon edhe humbjen e përgjegjësisë prindërore ndaj fëmijës për z. Armand Kumaraku.

 

Znj. Natasha Rombulas u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku në muajin shkurt të vitit të kaluar, me akuzën për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, e kryer në bashkëpunim.

 

Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së z. Kumaraku, për disa video të shpërndara në rrjetin social virtual “TikTok”, ku duket se ata mësonin 10-vjeçarin të shajë me fjalë banale, për të përfituar vlera monetare.

 

Njoftim | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat kërkon deklarimin fajtor të shtetasve A.K. dhe N.R. për kryerjen e veprës poenale ‘keqtrajtimi i të miturit’ parashikuar nga neni 124/b/2 dhe 25 i Kodit Penal.

 

Në përfundim të gjykimit, vlerësohet se akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurve është tërësisht e provuar, ndaj gjatë pretencës Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. dhe dënimin e tij me 3 vite burgim si dhe dënim plotësues ‘Humbjen e përgjegjësisë prindërore’. Ndërsa për shtetasen N.R., dënimin me 2 vite burgim.

 

Të dy të pandehurit, nënë e bir, kanë keqtrajtuar djalin e mitur, (djali dhe nipi i të pandehurve) kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar dhe të, të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’.

 

Gjatë seancës vlerësuse është arrit në përfundimin se i mituri ka qënë i kërcënuar vazhdimisht dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues i cili nuk është i përshtatshëm për moshën në të cilën ndodhet i mituri.

 

Po kështu, i mituri është ekspozuar kundrejt lëndëve narkotike, gjë e cila është e papranueshme për moshën që fëmija ka.

 

Ai është nxitur nga gjyshja dhe babai i tij për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale (Tik-Tok) në video pa dëshirën e tij, gjë e cila ka ndikuar në gjëndjen e rënduar emocionale të fëmijës së mitur.

 

Bullizimi që ushtrohet duke ju drejtuar me epitete të ndryshme gjithashtu kanë rënduar gjendjen e tij psikologjike.

 

Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, arrihet në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit A.K. dhe N.R. kanë kryer veprën penale për të cilën u akuzuan.

 

Ata kanë kryer veprime të cilat konsistojnë në keqtrajtim fizik dhe psikologjik të të miturit dhe detyruar këtë të fundit për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik që ka sjellë si pasojë simptoma të çrregullimit të personalitetit anti social te i mituri, duke qënë se të gjithë modelet që ai ka pasur kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në jetën e tij dhe në zhvillimin e tij si individ, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentare

Mit 0 von 5 Sternen bewertet.
Noch keine Ratings

Rating hinzufügen
bottom of page