top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PROKURORIA E KORÇËS MORI TË PANDEHUR ISH-PUNONJËSIN E POLICISË SË SHTETIT STILJAN PASHO | AKUZOHET SE TRAFIKOI DREJT GREQISË 26 KG DROGË SË BASHKU ME LORENC LIKËN.

Korçë, Shqipëri | Z. Stiljano Pasho, u arrestua në 27 nëntor 2023, pasi nga pika e kalimit kufitar Kapshticë së bashku me z. Lorenc Lika trafikuan nga Shqipëria drejt Greqisë 26 kg bimë narkotike.

 

Prokuroria e Korçës mori të pandehur ish-shefin e Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Korçë, duke e akuzuar atë për “Trafikim të lëndëve narkotike”, vepër penale e kryer në bashkëpunim.

 

Z. Pasho u arrestua në 27 nëntor të vitit 2023.

 

Kalimi përmes pikës doganore i automjetit tip “Passat”, ku ishte fshehur bima narkotike u krye në mes të ditës dhe në prezencë të gjithë trupës policore që shërbente në ato momente.

 

Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Korçës treguan se z. Pasho shoqëroi dhe më pas kaloi në pikën e kufitare të Kapshticës automjetin tip “Passat” që drejtohej nga z. Lorenc Lika, duke mos ju nënshtruar procedurave standarte të kontrollit fizik.

 

Në pamjet filmike duket se kryekomisari i kufirit Pasho udhëtoi nga Korça në drejtim të Kapshticës në këtë automjet duke qëndruar në vendin e parë.

 

Me të mbërritur atje ai zbriti nga automjeti dhe iu drejtua grupit të policëve të kontrollit fizik.

 

Nga dera e pasme e automjetit “Passat” doli një person me bluzë të verdhë duke hyrë sërish brenda tij, pikërisht në vendin e parë ku qëndronte z. Pasho.

 

Më pas ai u drejtua te pika e kontrollit fizik dhe urdhëroi policët që të kontrollonin një automjet tip “Benz-Mercedez”, pasi gjoja kishte informacion se në automjet mund të kishte sende të paligjshme.

 

Teksa policët kontrollonin automjetin tip “Benz-Mercedes”, në pamjet filmike duket qartë se si z. Pasho u largua për një çast nga grupi i kontrollit dhe shkoi me ngadalë te automjeti tip “Passat”.

 

Ai shkëmbeu disa fjalë me drejtuesin e automjetit, z. Lorenco Lika, i cili, e nxorri automjetin tip “Passat” nga radha e pritjes.

 

Por këto lëvizje ranë në sy të policëve grekë të cilët sapo “Passati” mbërriti në pikën doganore të tyre, ushtruan një kontroll të imtësishëm duke arritur të gjejnë plot 26 kg bimë narkotike.

 

Policia kufitare greke arrestoi z. Lorenco Lika dhe pas tij edhe personin që kishte dalë për të pritur sasinë e drogës.

 

Kjo situatë kriminale ngjau më 27 nëntor të vitit 2023. Pas dy ditësh nga AMP-ja Korçë dhe prokuroria vendore u krye arrestimi i z. Pasho.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page