PROKURORIA E ROMËS: ILARIA SULA U VRA NË SHTËPINË E TË ARRESTUARIT MARK ENTËNI (ANTONY) SAMSON NË “LAGJEN AFRIKANE” NË RRUGËN “HOMS” | NË BANESË ISHIN EDHE PRINDËRIT E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 2
- 2 min read

Romë, Itali | Znjsh. Ilaria Sula, studente me origjinë shqiptare, me banim në Terni, mbeti e vrarë me thikë.
Kështu rezulton nga hetimi i Prokurorisë së Romës që akuzon ish të dashurin e saj, z. Mark Entëni (Antony) Samson për vrasje me dashje dhe fshehje kufome.
Sipas asaj që mësohet, sulmi ka ndodhur në shtëpinë e tij, në rrugën Homs (via Homs), në lagjen afrikane, ndërsa në shtëpi kanë qenë edhe prindërit e 22-vjeçarit.
Babai dhe nëna nuk janë aktualisht nën hetim penal. Gjatë marrjes në pyetje para prokurorit, i dyshuari si vrasës nuk është përgjigjur në disa pyetje.
Thjesht tha se e kishte ngarkuar trupin në makinë, e kishte mbyllur në një valixhe dhe e kishte hedhur nga një shkëmb.
Ai e ka hedhur thikën në një kazan në lagjen Montesakro (Montesacro), por ende nuk është gjetur, ashtu si telefoni i vajzës, i cili, u hodh në një pusetë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Commentaires