top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA E TIRANËS DËRGOI NË GJYQ MARIO ROSHIN DHE ANDI ROSHIN TË ARRESTUAR PËR SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI | PROKURORIA U SEKUESTROI PASURINË MATERIALE E KOSIDERUAR SI E RRJEDHUR NGA KRIMET E TYRE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 23
  • 2 min read
Z. Mario Roshi dhe z. Andi Roshi.
Z. Mario Roshi dhe z. Andi Roshi.

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dërgoi në gjyq paraprak aktet proceduriale penale në ngarkim të:

1- Z. Mario Roshi.

2- Z. Andi Roshi.

 

Ata akuzohen se përdornin qendrat e masazheve për prostitucion.

 

Ata ishin administratorë të dy qendrave ku ofroheshin shërbim masazhi, por, sipas organit të akuzës ato ishin fole ku ushtrohej prostitucion nga femra të rekrutuara prej tyre.

 

Ata u arrestuan në me shtator të vitit 2020 për veprën penale të:

1- Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostuticioni”.

 

Njoftim | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq vëllezërit M.R. dhe A.R. nën akuzë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

 

Në vijim të hetimeve të procedimit penal nr.1789 të vitit 2021, rezulton se këta shtetas, janë arrestuar si administratorë të qendrave të masazhit, pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore dhe i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës dhe përfitimet i ndanin me njëri-tjetrin.

 

Nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

 

Për këtë arsye me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme të cilat nuk justifikohen nga të ardhuar e ligjshme të siguruara ndër vite:

 

1- Njësi, sipërfaqe 34m2;

2- Apartament me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin;

3- Post Parkimi me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë;

4- Tre automjeteve tip “Benz”; “Volkswagen”; “Scoda Octava”.

 

Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi dërgimin në gjyq për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për dy të pandehurit, thuhet në njoftimin zyrtar.


Në lidhje me ta, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) ka botuar një artikull që mund të gjendet duke trokitur (klikuar) këtu: 👇👇👇


 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page