top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA GREKE NGRITI AKUZË PENALE PËR VRASJE NGA PAKUJDESIA NDAJ FATMIR TARELLARIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 10, 2024
  • 2 min read

Argalasti, Volos, Greqi | Z. Fatmir Tarellari, me moshë 50 vjeç, vrau kunatin e tij, z. Erjon Pelivani, me moshë 33 vjeç, pasi krijoi bindjen subjektive (mbështetur mbi deklaratat e së bijës 18-vjeçare), se ai e kishte abuzuar seksualisht që nga mosha 9-vjeçare.

Z. Tarellari u dërgua në Prokurorinë e Volosit pak minuta pas orës 14:00, ku doli para një prokurori, i cili, i kumtoi akuzën penale të vrasjes në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të armëve, ndërsa avokati i tij, Vassilikos kërkoi dhe mori një afat deri të hënën, për të kërkuar falje në Hetuesi.

Z. Tarellari ushtron profesionin e bujkut, ndërsa hera-herës, është i punësuar edhe si ndërtues.

Ai ka 3 fëmijë nga martesa e parë, dhe një fëmijë nga martesa me motrën e viktimës, z. Erjon Pelivani, i cili, dyshohet se ka dhunuar më të voglën nga 3 vajzat e dhëndrit të tij.

Dy vajzat e tjera më të mëdha, thanë se nuk janë shqetësuar kurrë nga viktima. Komuniteti lokal i Argalastit flet me fjalët më të mira për autorin e vrasjes.

Vajza e tij 18-vjeçare i ka treguar të atit vetëm dje se vëllai 33-vjeçar i gruas së tij të dytë e abuzonte që në moshën 9-vjeçare, dhe nga mosha 12 deri në 14-vjeçare e përdhunonte.

Në fakt, ai ka arritur deri në atë pikë që ta shantazhojë atë gjatë 8 muajve të fundit (mësohet se i ka kërkuar 3000 euro) për të mos i publikuar fotot e saj. Policia do të marrë pamjet video të kërcënimeve nga celulari i 18-vjeçarit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page