PROKURORIA KËRKON 3 VJET BURG DHE 3 VJET SHËRBIM PROVE PËR ANTONELA BERISHËN DHE MARINELA BERISHËN TË CILAT AKUZOHEN SE PLAGOSËN RËNDË KLEA PRENGËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 25
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Tiranës e përfaqësuar nga prokurori Ndini Tavani kërkoi që motrat Antonela Berisha dhe Mariela Berisha të dënohen penalisht.
Konkretisht:
1- Tre vjet heqje lirie për znjsh. Mariela Berisha, e cila, gjendet me masë sigurimi “arrest në shtëpi”.
2- Tre vjet shërbim prove për znjsh. Antonela Berisha.
Ato akuzohen se goditën me sende të forta Klea Prenga.
Ato akuzohen për veprën penale të parashikuar si “Pagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments