PROKURORIA SPECIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGRITI AKUZË PENALE NDAJ MËSUESIT MUHAMED HAJREDINAJ | AKUZOHET SE PËRDHOSI FLAMURIN KOMBËTAR DHE QELESHEN (PLISIN) NË SHKOLLËN “XHEMAJL MUSTAFA”).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 2 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Prokuroria e Posaçme (Speciale) ngriti akuzë penale ndaj:
1- Z. Muhamed Hajredinaj (mësues në shkollën “Xhemajl Mustafa”).
Ai akuzohet për veprën penale të parashikuar si;
1- “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar ishte raportuar se një 11-vjeçare nuk ishte lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa” për shkak të veshjes së saj me motive kombëtare për festën e 28 nëntorit.
Nga mësuesi i akuzuar veshja e tij u konsiderua si e papërshtatshme.
Njoftim | Nga provat e siguruara gjatë fazës së hetimeve, dhe pas analizimit të tyre, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë së i pandehuri M.H., në cilësinë e personit zyrtar (mësimdhënës), me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mo sdurimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë, i njëjti me rastin e festimit të ditës së flamurit kombëtar, publikisht ka ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare, më konkretisht flamurit kombëtar dhe plisit, çka me këto veprime ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 par. 4 lidhur me par. 3 të KPRK-së.
Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që në pajtim me nenin 62 të KPRK-së, ndaj të pandehurit M.H, t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios