
Jeruzalem, Izrael | Pas njoftimit të kryeministrit Benjamin Netanjahu se ai synonte të shkarkonte shefin e Shin Bet-it Ronen Bar, rreth 60 liderë protestash u mblodhën për të planifikuar një përgjigje.
Një demonstratë e madhe është vendosur të mërkurën, më 19 mars 2025, para kryeministrisë në Jerusalem, me qëllim që të qëndrojë aty deri në anulimin e vendimit.
Opozita thirri gjithashtu një mbledhje urgjente.
Paralelisht, presidenti i Universitetit të Tel Avivit dhe disa drejtues akademikë kanë shpallur greva në shenjë proteste.
Drejtori i shkollës së mesme historike “Gymnasia Herzliya” në Tel Aviv, Ze'ev Degani, tha se nxënësit do të marrin pjesë në demonstratë në vend që të shkojnë në mësim.
Ministri i Arsimit joav Kissh (Yoav Kisch) e dënoi vendimin, duke kërcënuar se do të shkurtojë fondet për shkollën dhe e quajti masën një shkelje serioze të ligjit për arsimin e detyrueshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments