PROTESTA TË REJA NË GAZA KUNDËR HAMASIT; HAMASI DENONCOHET SI ORGANIZATË TERRORISTE; I KËRKOHET TË LARGOHET NGA PUSHTETI | AGJENTËT E HAMASIT PËRDORËN DHUNË PËR SHPËRNDARJEN E PROTESTAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 7
- 1 min read

Gaza Veriore | Qindra palestinezë po demonstrojnë në kampin Jabalia, në Gazën veriore, duke kërkuar përfundimin e luftës dhe largimin e Hamasit nga pushteti.
Videot e protestave janë postuar nga llogari të shumta në Rripin e Gazës.
Njerëzit marshojnë duke thirrur parulla të tilla si: “Fundi i luftës”, “Po, po, Hamasi është një organizatë terroriste”.
Demonstratat e rreth dy javëve më parë ishin ndalur disa ditë më parë dhe rifilluan sot.
Në mediat sociale, demonstruesit nga enklava kishin postuar video, në të cilat, mund të shihnin demonstruesit duke u ndjekur dhe shpërndarë nga agjentët e sigurisë së Hamasit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments