top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PROVOKON SËRISH ARTISTI BANKSI (BANKSY): PIKTUROI NJË DHI NË NJË MUR NË LONDËR | KRITIKËT E ARTIT JANË MBLEDHUR KOKË MË KOKË PËR TË ZBËRTHYER KUPTIMIN E VEPRËS: ATYRE IU ËSHTË BASHKUAR EDHE EDI RAMA.

Londër, Britani e Madhe | Një dhi në murin e bardhë të një ndërtese, e ekuilibruar si në shkëmbin e një mali, në aktin e shikimit poshtë teksa bien gurë të vegjël.

 

Është ky provokimi i ri i artistit Banksi (Banksy) që u shfaq mëngjesin e sotëm në zonën e urës Kju (Kew), në Londër.

 

Pamja e “The Goat” (Dhisë), një shabllon i zi, u publikua nga artisti misterioz në faqen e internetit Banksy.co.uk dhe në faqen e tij në Instagram, kanalet e tij të vetme zyrtare.

 

Pas “British Spraycation” të vitit të kaluar, artisti Banksi (Banksy) duket se do të mbetet në një fushatë të re verore duke propozuar stilin e tij më klasik, atë të fillimit të viteve 2000, shabllonin njëngjyrësh.

 

Në muajin mars të vitit 2024, një vepër ekologjike e artistit - gjethja e gjelbër e pikturuar në murin e një ndërtese - pas një peme të vërtetë me degë krejtësisht të krasitura - u krijua në Hornsei Roud (Hornsey Road), në zonën veriore të kryeqytetit.

 

Është interesante të vërehet se si artisti Banski (Banksy) propozon një lloj pune serike për verën.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page