top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PSE KUJTESA NA PRISHET ME KALIMIN E KOHËS?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 9, 2024
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Pse i harrojmë gjërat? Së pari, formimi i kujtimeve të reja bën që të vjetrat të zbehen dhe të zhduken. Me kalimin e kohës, kujtimet që nuk rikthehen apo përsëriten përfundimisht humbasin.

 

Arsyeja e dytë është ndërhyrja.

 

Kur keni dy kujtime që janë të ngjashëm me njëri-tjetrin, ato fillojnë të përplasen dhe ndërhyjnë me njëri-tjetrin derisa të humbisni gjurmët e njërit prej tyre.

 

Ai që mbani mend më shumë do të bëjë që tjetri të zbehet.

 

Arsyeja e tretë është mungesa e gjumit.

 

Nëse nuk flini mjaft mirë, nuk do t'i jepni trurit tuaj kohë të mjaftueshme për të përpunuar dhe ruajtur kujtimet.

 

Një gjumë cilësor gjatë natës është i rëndësishëm për ruajtjen e kujtesës, sepse faza e pushimit është një kohë e përkryer që truri juaj të përpunojë kujtimet.

 

Harresa ndodh edhe kur kujtesa juaj nuk arrin në qendrën e kujtesës afatgjatë, duke e detyruar atë të zbehet brenda një kohe të shkurtër.

 

Ndonjëherë ne harrojmë gjëra sepse duam, të tilla si kujtimet e dhimbshme të përvojave traumatike dhe ngjarjet shqetësuese.

 

Kjo quhet harresa e motivuar sepse po e shtyni trurin tuaj t'i harrojë këto ngjarje duke u përpjekur t'i zëvendësoni me kujtime më të këndshme.

 

Arsyet shtesë për të harruar përfshijnë, konsumimin e alkoolit, stresin dhe përdorimin e disa medikamenteve të tilla si ilaçet kundër depresionit dhe qetësuesit.

 

Në përgjithësi, edhe pse truri juaj mund të ruajë një sasi të madhe informacioni, harresa mbetet një mekanizëm i lindur që është i ngulitur thellë në biologjinë tonë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page