top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PSE PRANIMI I TURQISË MUND TË JETË NJË RREZIK PËR BASHKIMIN EUROPIAN? | TURQIA: PJESA E TRETË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 17, 2023
  • 4 min read

Nga znj. Françeska Salvatore (Francesca Salvatore).

Romë, Itali | Në shkurt, 71 vjet më parë, Turqia u bashkua me NATO-n. Zgjedhja ishte rezultat i trazirave të para të Luftës së Ftohtë: Bashkimi Sovjetik i kishte kërkuar Turqisë, e cila refuzoi, baza ushtarake, dhe kushte të reja për të hyrë në ngushticat turke.


Mbretëria e Bashkuar, e cila në atë fazë kishte hequr dorë nga roli i saj si një fuqi e madhe botërore, ia kishte lënë barrën e saj Shteteve të Bashkuara, e gatshme të rezervonte doktrinën Truman, për kontekstin e Egjeut.


Kështu, roli i urës ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, që Bizanti kishte luajtur gjithmonë, ishte vënë në përdorim në Paktin Atlantik, dhe, në mënyrë të pazgjidhshme, në fatet e vendeve perëndimore: një funksion mbrojtës, i atyre dy ngushticave, të shenjta në çdo epokë.


AMBICIET E VJETRA TË ANKARASË.

Megjithatë, marrëdhënia mes Ankarasë dhe NATO-s nuk ka qenë gjithmonë idilike, duke përjetuar ulje-ngritje midis pragmatizmit, përplasjeve të qytetërimeve, dhe akuzave të ndërsjella.


Megjithatë, për qytetarët turq, si dhe përz. Rexhep Erdogan, siç tha dikush, me sa duket ndihet më i sigurt të qëndrojë këtu. Vetëm në pak vitet e fundit, z. Erdogan i ka dhënë Evropës një sërë arsyesh, për të vazhduar të pyesë se cili ishte qëllimi i Turqisë në NATO: shkëmbimi i replikave me presidentin e Francës Emanuel Makron (Emmanuel Macron), shantazhi ndaj refugjatëve sirianë, çështja e gjenocidit armen, mëkati i S-400 nga Rusia, ndaj situatës së çuditshme dhe komplekse të një viti e gjysmë të fundit, që e ka bërë z. Erdogan një lloj lojtari të lirë, për më tepër të brohoritur nga rizgjedhja e tij.


Mjaft për të vënë sërish nën kontroll NATO-n, duke iu dorëzuar ambicieve të Stokholmit, por, duke vënë në tryezë kërkesat më të vështira: hyrjen në Bashkimin Evropian.


Një tekst shkollor Manovra Realpolitik, një litar i kalitur i gjeopolitikës. Ose shantazh, nëse preferoni, ende i paqartë në lëkurën e kujt.


TURQI-BASHKIM EUROPIAN: NJË BASHKIM I VËSHTIRË.

Prandaj ëndrra që Turqia përkëdhel që nga fundi i viteve tetëdhjetë duket se kthehet në shkëlqim pas vitesh turbulencash dhe ngecjeje relative që janë përsëritur prej të paktën njëzet vjetësh, brenda të cilave kemi qenë dëshmitarë të gjithçkaje, dhe të kundërtës së gjithçkaje: nga jo-ja absolute e z. Valéry Giscard d'Estaing (ish-president i Francës) për çështje demografike, deri te entuziazmi i ethshëm i z. Jens Stoltenberg, duke kaluar nga një portë divani, dhe një etiketë e diktatorit që na duhet (e thënë kjo për z. Erdogan).


Tani që marrëveshja ka shërbyer, dhe duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën Ankaraja premton se do të ratifikojë hyrjen e Suedisë në Aleancë, pritet që Bashkimi Evropian ta marrë këtë përgjegjësi, përballë së cilës, nuk do të lejohet të ketë lojëra të dyfishta apo zvarritje, pasi stabiliteti i Paktit Atlantik, dhe paqja e brendshme e tij është në rrezik.


Tani vendimmarrja është tërësisht në duart e Bashkimit Europian, më në fund në provën e pjekurisë, dhe është e ndërthurur me procesin e anëtarësimit të Turqisë.


Vështirësitë me të cilat do të përballet ky bashkim janë të shumta dhe reciproke: do të detyrojë Evropën dhe Turqinë të merren me fantazmat e tyre të ndërsjella.


A do të jetë BE e gatshme ta trajtojë atë si të barabartë?


A do të duhet BE-ja të mbyllë sytë ndaj të drejtave të njeriut?


Një çështje tjetër e vjetër: Islami. A është Europa e gatshme kulturalisht dhe politikisht për të mirëpritur 80 milionë myslimanë si qytetarë evropianë?


Por nëse duam të shkojmë përtej kësaj pike, janë ndryshimet strategjike ato që do të bëhen epokale. Siç vurinë dukje gjenerali Xhorxhio Batisti (Giorgio Battisti), komandanti i parë i kontigjentit italian të misionit Isaf në Afganistan, dhe anëtar i Komitetit Atlantik, DetiBalltiktani do të bëhej një liqen perëndimor nën kontrollin e Aleancës Atlantike, duke shqetësuar Moskën, dhe flotën e saj, që “mund t'i nënshtrohet kufizimeve nga NATO, dhe në rast se - shpresojmë të mos ndodhë kurrë - të një konflikti NATO-Rusi, flota ruse balltike do të ishte ende e bllokuar, sepse, të gjitha brigjet e Detit Baltik, si në veri ashtu edhe në jug, janë brigje të vendeve anëtare të NATO-s.


Por mbi të gjitha, Turqia do të pushonte së qeni një urë dhe tampon, duke abdikuar një funksion historik. E njëjta gjë për vendet e ish-Perdes së Hekurt, gjithashtu ish-kushineta të shndërruara në zona fërkimi.


Prandaj, pas Vilnius-it, gadishulli i Anadollit do të shndërrohej në postin e fundit, gjithnjë e më të armatosur, të NATO-s dhe Bashkimit Evropian: duhet të mbahet mend se Ankaraja, në fakt, ka kërkuar një rol më të madh në Aleancë, duke i kërkuar SHBA-ës për një furnizim të ri me 40 avionë luftarakë F-16, dhe disa mijëra raketa.


Ura që është bërë bastion, tani do të shtrihet, në një pozicion të sigurt, si në lindje drejt Rusisë, dhe në të gjithë ish-Kaukazin Sovjetik, por edhe drejt Afrikës dhe Lindjes së Mesme, duke u bërë një kufi (i mbyllur) dhe jo një kalim.


Nga ana turke, ky qëndrim mund të gjejë shpjegime të ndryshme, duke përfshirë një dobësi të pjesshme të z. Erdogan, i vetëdijshëm për marrëdhëniet e rrezikshme me Moskën, dhe për avantazhet e mundshme që do t'i jepte anëtarësimievropian.


Por ndoshta është Bashkimi që nuk e ka të qartë se shtrirja e degëve të tij përtej Bosforit, për NATO-n dhe vendet perëndimore (dhe për rrjedhojë edhe evropiane) do të nënkuptojë humbjen e terrenit të pastruar - në gjysmë të rrugës midis Lindjes dhe Perëndimit - duke e ekspozuar veten ndaj rreziqeve të reja, edhe më të mëdha se ato që rezultojnë nga hyrja e shpejtë e Ukrainës në Pakt.


Europa, ashtu si Shtetet e Bashkuara, duhet pranojnë se marrëveshja e grurit, si dhe ndërmjetësimi i të burgosurve, ose projekti i një qendre gazi fantazmë, funksionoi për shkak të Janusit (zot i mitologjisë romake) me dy fytyra të Erdoganit.


A do të jetë Turqia, me një përkatësi të dyfishtë, një ndërmjetëse e besueshme në vende të tjera përveç Evropës?


Anasjelltas, çfarë do të ndodhte nëse në Bashkimin Europian, Ankaraja do të vazhdonte të vepronte si lojtar i lirë?


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page