PUNONJËS I POLICISË SË BURGJEVE SINAN KAXHANI U GJET I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI | PO HETOHET NËSE ISHTE PËRPJEKJE PËR VRASJE APO PËR VETËVRASJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 27
- 1 min read

Burrel, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtetit konstatuan se:
1- Z. Sinan Kaxhani u gjet i plagosur me armë zjarri brenda dhomës së gjumit, rreth orës 06:40.
Z. Kaxhani është punonjës i Policisë së Burgjeve.
Ai mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe më pas u dërgua me ambulancë drejt Traumës në Tiranë.
Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.
Po hetohet nëse ishte përpjekje për vrasje apo për vetëvrasje.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários