top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PUNONJËSJA EKUADORIANE E SEKSIT BETI JADIRA PONÇE RAMIREZ (BETTY YADIRA PONCE RAMIREZ) U RRËMBYE + U PËRDHUNUA + U TORTURUA + U MBYT NË UJË NË ITALI: NË JANININË U ARRESTUA YLLI (FATMIR) VANGJELAJ.

Janinë, Greqi | Strukturat e policisë greke arrestuan:

1- Z. Ylli Vangjelaj, me moshë 48 vjeç, me origjinë nga Vlora.

 

Arrestimi i tij u krye pas një kërkese të departamentit “SIRENE” të Italisë për veprën penalë të vrasjes dhe të plagosjes së rëndë.

 

Mbështetur mbi të, Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 22 vjet e 8 muaj heqje lirie (në 22.06.2011).

 

Vendimi penal ka marrë formë të prerë më 23.10.2012.

 

Vrasja u krye në vitin 1999.

 

Z. Vangjelaj është arrestuar edhe në Shqipëri në muajin korrik të vitit 2018, i kërkuar nga autoritetet italiane për vrasjen e punonjëses së seksit ekuadoriane Beti Ramirez (Betty Ramirez), me moshë 20 vjeçe, në 9 dhjetor të vitit 1999.

 

Vendimi penal italian për dënimin e tij u njoh edhe nga Gjykata e Vlorës, e cila, fillimisht e kishte dënuar me 23 vjet heqje lirie e më pas me vetëm 12 vjet.

 

Nuk dihet se si Vangjelaj ka përfunduar sërish i lirë, por sipas policisë greke urdhri për arrestimin e tij është lëshuar nga autoritetet italiane sërish në vitin 2021.

 

Gjatë arrestimit në Shqipëri u tha se ai mbante dy identitete, Ylli e Fatmir Vangjelaj.

 

Policia greke deklaroi se ka arrestuar z. Ylli Vangjelaj, dhe se ai ishte mbajtës i një pasaporte shqiptare me këtë emër të lëshuar në 19.10.2023.

 

Znjsh. Beti Jadira Ponçe Ramirez (Betty Yadira Ponce Ramirez) u përdhunua, torturua, vra dhe u varros në 9 dhjetor 1999.

 

Ajo u rrëmbye nga të tre veta në mbrëmjen e 9 dhjetorit 1999 përpara pikës së karburantit Esso, në Kaorsana (Caorsana), dhe më pas u vra në brigjet e lumit Po në Morticia (Mortizza).

 

Tre qytetarë shqiptarë, z. Ylli alias Fatmir Vangjelaj, z. Robert Ziu dhe z, Erjon Sejdiraj u përpoqën ta mbysin por nuk ia arritën, dhe më pas, i’a futën kokën nën ujë derisa u mbyt.

 

Më i pamëshirshmi nga të tre, z. Erjon Sejdiraj, i njohur si “Cico”, teksa e reja bërtiste e dëshpëruar, kishte telefonuar kunatën duke e informuar për atë që po bënte.

 

Trupi i viktimës u gjet më 20 shkurt 2000.

 

Krimi ndodhi në kuadër të luftës mes subjekteve kriminalë që ishin të përfshirë në shfrytëzim prostitucioni në Piaçenza.

 

Duke rrëmbyer znjsh. Beti (Betty) Ramirez dhe duke kërkuar një shpërblim finaciar nga tutorët e saj ata deonin të tregonin forcë.

 

Vrasja brutale shqetësoi shumë opinionin publik për shkak të pamëshirshmërisë së vrasësve dhe mbi të gjitha për shkak të thellësisë kriminale dhe kontekstit të luftës për epërsi mes bandave të shfrytëzuesve të prostitucionit.

 

Z. Robert Ziu u arrestua në SHBA në vitin 2006 (edhe ky i dënuar me 23 vite burg).

 

Z. Erjon Sejdiraj, u arrestua në Belgjikë, shtet ku akuzohej për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, si i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen në Itali.

 

Z. Ylli alias Fatmir Vangjelaj pas vrasjes u arratis menjëherë në Shqipëri ku kishte ndërruar identitet.

 

Kishte marrë emrin e pagëzimit të vëllait më të madh dhe ditëlindjen e motrës së vogël.

 

Duke u bërë një person tjetër ai u rikthye në Itali ku qëndroi në Kieti (Chieti) ku u martua dhe u bë me një vajzë, por asaj nuk i dha asnjëherë mbiemrin e tij.

 

Hetimet penale të autoriteteve italiane nuk u ndalën as pas gati 20 vitesh duke këmbëngulur pranë homologëve shqiptarë për të gjetur identitetin e vërtetë të vrasësit.

 

Policia shqiptare ndaloi vëllain e tij duke besuar se kishte arrestuar vrasësin, por kur u krahasuan shenjat e gishtave ai u lirua me kusht.

 

Në këto momente Ylli ose Fatmir Vangjelaj e kuptoi se rrethi po shtrëngohej dhe vendos të rikthehet në Shqipëri pasi kishte mësuar edhe arrestimin e z. Robert Ziu.

 

Sapo u kthye në Shqipëri ndryshoi sërish identitet. Nisi të punonte si murator duke bërë një jetë në hije. Por autoritetet italiane e kishin vënë ndërkohë nën përgjim.

 

Në një telefonatë me bashkëshorten e tij që qëndronte në Itali ajo e pyet: “Çfarë ke bërë në Piaçenza?”.

 

Ai nuk i tregoi asnjëherë atë që kishte ndodhur në 9 dhjetor 1999, por hetuesit italianë e mbanin nën vëzhgim bashkëshorten dhe vajzën e tij që ktheheshin shpesh në Shqipëri.

 

Në 12 korrik 2018 u organizua një operacion i përbashkët dhe z. Vangjelaj u arrestua në shtëpinë e tij pa bërë asnjë rezistencë.

 

Nuk dihet se si ai ka përfunduar sërish i lirë, por vetëkuptohet që duhet të ketë korruptuar sistemin e kalbur të drejtësisë penale.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page