top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PUTINI I KUSHTETUON GABIMET SOVJETIKE NË VEND QË TË MËSOJË PREJ TYRE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 30, 2023
  • 5 min read

Nga z. Robert C. Blitt*. *Robert C. Blitt është profesor i nderuar i drejtësisë në Fondacionin Toms në Kolegjin e Drejtësisë në Universitetin e Tenesit. Tenesi, Amerikë | Presidenti rus Vladimir Putin i ofroi komunitetit ndërkombëtar një konfirmim të ri për qëllimet e tij keqdashëse në fillim të këtij muaji. Këtë herë, ai erdhi në formën e një mohimi të dyshimtë të imperializmit sovjetik. Duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Lindor, një tubim ndërkombëtar i organizuar nga Rusia për të kryer investime globale, z. Putin u pyet nëse Rusia kishte vepruar si një fuqi koloniale duke pushtuar Hungarinë në 1956 dhe Çekosllovakinë në 1968. Në përgjigje, z. Putin pretendoi: “kjo pjesë e Bashkimit Sovjetik, politika ishte një gabim, dhe nuk bëri gjë tjetër veç përshkallëzimit të tensioneve. Politika e jashtme e një vendi nuk duhet të kundërshtojë drejtpërdrejt interesat e kombeve të tjera. Kjo është gjithçka që ka për të. Heqja gjoja dorë e z. Putin ndaj agresionit sovjetik, përgënjeshtron një lidhje më të thellë, dhe të qëllimshme, që ai ka ushqyer me durim, me të kaluarën komuniste dhe perandorake të Rusisë. Më e rëndësishmja në këtë drejtim, në vitin 2020, z. Putin solli ndryshime të rëndësishme në kushtetutën e Rusisë, duke përfshirë detyrimin e politikës së jashtme, për të siguruar bashkëjetesë paqësore dhe mosndërhyrje. Kjo dispozitë e re nguliti të njëjtat doktrina juridike ndërkombëtare, të mbrojtura më parë nga Bashkimi Sovjetik, për të justifikuar ndërhyrjet ushtarake, që synonin të shkatërronin sovranitetin e shteteve fqinje. Dy vjet pasi paralajmëroi këto reforma kushtetuese, z. Putin i përdori ato – si sovjetikët para tij – për të vërtetuar agresionin e tij të armatosur kundër Ukrainës. Vendosmëria e z. Putin për të konstitucionalizuar teorinë juridike ndërkombëtare sovjetike të përshkruar më parë si “zhvlerësim i procesit ekzistues të formimit të normave ndërkombëtare... për të zgjeruar rolin... që i rezervohet Bashkimit Sovjetik në ato procese”, nuk është rastësi. E përkthyer në praktikë, bashkëjetesa paqësore sovjetike, dhe vizioni i saj i shtrembëruar për mosndërhyrje, i dhanë ish-Bashkimit Sovjetik një mbulesë ligjore ndërkombëtare, për një të drejtë të papenguar, “për të pushtuar çdo vend socialist, sa herë që sundimtarët në Moskë, vendosin se kapitalizmi kërcënon të zëvendësojë socializmin. Një pjesë e kësaj të drejte të pohuar për të mbrojtur përhapjen globale të socializmit funksionoi në të njëjtën kohë për të përjashtuar çdo ndërmjetësim ndërkombëtar kritik ndaj veprimeve të tilla mbrojtëse. Kështu, pas ndërhyrjes së ish-Bashkimit Sovjetik në Hungari të vitit 1956, diplomatët sovjetikë nxituan të thërrisnin bashkëjetesën paqësore, dhe mosndërhyrjen për të refuzuar çdo ndërhyrje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSOKB), të vendosur në mandatin e Kartës së OKB-së, për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, sovjetikët argumentuan se agresioni i tyre i armatosur nuk shkelte ligjin ndërkombëtar, sepse, qeveria hungareze ishte e detyruar të likuidonte kryengritjen kundër-revolucionare. Po kështu në vitin 1968, ish-Bashkimi Sovjetik refuzoi përsëri shqyrtimin e KS të OKB-së për ndërhyrjen ushtarake sovjetike, këtë herë në Çekosllovaki. Nga njëra anë, sovjetikët hodhën poshtë çdo aftësi të OKB-së për të shqyrtuar “çështjet thjesht të brendshme” të Çekosllovakisë si “fiktive dhe të pabaza. Nga ana tjetër, ata rezervuan në mënyrë të parashikueshme të drejtën e ndërhyrjes së vetë ish-Bashkimit Sovjetik, të bazuar në detyrimin e “vendeve vëllazërore socialiste, për t’i ofruar ndihmë popullit çekosllovak, në luftën e tij kundër... përpjekjeve të Fuqive Imperialiste, për ta kthyer atë vend nga rruga socialiste. Rusia bashkëkohore ka hequr qartazi ideologjinë socialiste të bashkuar me bashkëjetesën paqësore. Megjithatë, z. Putin ka ruajtur me xhelozi aftësinë e pohuar të doktrinës për të ndërhyrë në shtetet fqinje. Në vend që të thërrasë interesat fisnike socialiste të proletariatit kundër kapitalizmit të pamëshirshëm, rimesoja e hollë ideologjike e z. Putin kërkon të fuqizojë një “Botë Ruse”, dhe qytetërim rus kundër kërcënimeve të “nazifikimit”, dhe perëndimizimit toksik. Siç është interpretuar, ky projekt në dukje mbrojtës është i bazuar në një theks të ri mbi historinë mijëvjeçare të Rusisë, e zhytur në një mision primar të imperializmit dhe vlerave ortodokse, që i jep të drejtë Rusisë të rimarrë jo vetëm dominimin e saj rajonal në hapësirën post-sovjetike, por edhe statusin e saj si një fuqi e madhe në skenën globale. Krahas shtytësit të ri ideologjik për bashkëjetesën paqësore, z. Putin gjithashtu ka ringjallur standardin e dyfishtë sovjetik, duke informuar mosndërhyrjen. Në Konferencën Botërore për të Drejtat e Njeriut të vitit 1993, administrata e Presidentit Boris Jelcin, e dënoi qasjen sovjetike ndaj mosndërhyrjes si “dinake dhe të trishtueshme. Pavarësisht nga ky qortim kategorik, z. Putin ka shtrembëruar qëndrimin e tij për mosndërhyrjen, aq sa për ta bërë Byronë Politike të skuqet. Ai e ka përjashtuar vazhdimisht shqyrtimin ndërkombëtar që gjoja ndërhyn në “Botën Ruse”, edhe duke justifikuar ndërhyrjen ruse në punët e brendshme të shteteve të tjera, qoftë duke ngritur akuza për shkelje të të drejtave të njeriut të bashkatdhetarëve rusë, apo duke vendosur forcat e armatosura ruse përtej kufijve ndërkombëtarë. Ukraina ka mbajtur prej kohësh barrën e kësaj qasjeje hipokrite ndaj bashkëpunimit paqësor dhe mosndërhyrjes. Sulmet ruse mbi çështjet e brendshme të Ukrainës - dhe rrjedhimisht mbi sovranitetin e saj - u përshkallëzuan me shpejtësi pas Revolucionit Euro-Maidan të vitit 2014. Të trimëruara nga konstitucionalizimi i tyre, parimet sovjetike të bashkëjetesës paqësore dhe mosndërhyrjes, kanë ofruar një racionalizim ligjor të përshtatshëm për të ashtuquajturin “operacion special ushtarak të vitit 2022” të Rusisë. Ditë përpara pushtimit, Presidenti Putin kanalizoi arsyetimet sovjetike për të sfiduar legjitimitetin e sovranitetit të Ukrainës. Por në vend që të mbështetej në justifikimin e ish-Bashkimit Sovjetik për mbrojtjen e socializmit ndërkombëtar, ai thirri nevojën për të mbrojtur qytetërimin rus jashtë vendit, kundër një serie të ligash, duke përfshirë: 1- “Sacionalizmin dhe neo-nazizmin neandertal dhe agresiv” të Ukrainës. 2- “Shkatërrimin e Kishës Ortodokse Ukrainase të Patriarkanës së Moskës”. 3- “Politikën për të çrrënjosur gjuhën dhe kulturën ruse, dhe për të nxitur asimilimin”. 4- “Dënimin në harresë të monumenteve të historisë ruse, së bashku me emrat e figurave shtetërore dhe ushtarake të Perandorisë Ruse”. 5- Qëndrimin se ideologjia perëndimore synon “të imponojë qëndrime që çojnë drejtpërdrejt në degradim dhe degjenerim, sepse janë në kundërshtim me natyrën njerëzore”. Duke pasqyruar më tej aplikimin e anuar të sovjetikëve të mosndërhyrjes në Hungari dhe Çekosllovaki, kërkesa e z. Putin që perëndimi të mos “ndërhynte” në pushtimin e Rusisë kanalizoi të njëjtin standard të dyfishtë. Në prag të luftës, Presidenti Putin paralajmëroi në mënyrë kërcënuese: “…për ata që mund të tundohen të ndërhyjnë në këto zhvillime nga jashtë … Pavarësisht se kush përpiqet të na pengojë, . . ata duhet ta dinë se Rusia do të përgjigjet menjëherë, dhe pasojat do të jenë të tilla, që nuk i keni parë kurrë në tërë historinë tuaj. Në fund, përpjekja e pasinqertë e Presidentit Putin për të mos hequr paralele midis sjelljes së kaluar perandorake sovjetike, dhe veprimit të tij, nuk duhet të bindë askënd se agresioni kundër Ukrainës është i ndryshëm nga forca brutale e ushtruar nga paraardhësit e tij sovjetikë. Në vend që t'i trajtojë politikat që nënvizuan agresionin dhe ndërhyrjen sovjetike si një gabim, z. Putin i ka kushtetutuar ato si gurë të ulët, për politikën e jashtme bashkëkohore të Rusisë. Kjo prirje - destabilizuese siç është për të drejtën ndërkombëtare në epokën e pas Luftës së Ftohtë - është thelbësore për objektivin më të madh të z. Putin, për të rimarrë statusin e humbur perandorak të Rusisë, dhe për të siguruar vendin e tij, si fuqi botërore. Në mënyrë shqetësuese, ai gjithashtu sinjalizon të njëjtën ndjekje të zhveshur të përjashtimit dhe dominimit të kërkuar më parë nga ish-Bashkimi Sovjetik. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page